Juventus në ndeshjen e tyre të fundit kanë mundur të sigurojnë një fitore të vështirë përballë Venezias. Xhiroja e tyre e fundit për këtë sezon në Serinë A, solli triumfin e tyre 3-2 ndaj Venezia. Me këtë ata tashmë kanë mundur të sigurojë kualifikimin e tyre në champions sezonin e ardhshëm. Padyshim një sezon mjaft I vështirë për ta duke qenë se janë hasur me një seri vështirësish në këto dalje.
Sfida nisi në favorin e tyre duke qenë se u deshën vetëm dy minuta lojë që vendasit të mund të kalonin kështu në epërsinë e sfidës. Fila ishte ai që arriti të realizojë për ta. Nuk kishin kaluar as tre minuta nga ky realizim ku ata patën mundësi që të riktheheshin me një gol. Por, VAR e cilëson si të parregullt për shkak të një prekje me dorë të topit.

Minuta e 25 për Kenan Yildiz I barazoi shifrat në 1-1, pikërisht pas një asistimi të Cambiasos. Minuta e 31 solli një gol tjetër për Juventus ku patën mundësi që të sillnin dhe përmbysjen e shifrave në këtë ndeshje.
Por, pjesa e dytë nuk nisi aspak mirë për Juventus I cili pësoi një gol barazimi në nisje të saj. Kjo e step ekipin të dyshojë në rezultatin e saj. Locatelli në minutën e 73 u kujdes që të shënonte dhe golin e fitores për ekipin e tij. Rezultat që e shtyhu shumë më tej ekipin për të mbajtur fitoren deri në fund të ndeshjes. Juventus me këtë fitore shkoi në vendin e katërt të tabelës duke siguruar Champions.