Lista e plotë e lojtarëve që janë grumbulluar

Lista e plotë e lojtarëve që janë grumbulluar

Kombëtarja Shqiptare do të zhvillojë dy takimet e saj të dyta për Kupën e Botës 2026. Ndeshjet janë në fazën e grupeve eleminatore për eventin botëror i cili pritet të zhvillohet vitin e ardhshëm. Skuadra kuqezi do të jetë në dy sfidat e saj të rëndësishme për të mundur të sigurojë kështu një hap të rëndësishëm. Kuptohet që bësimi i tyre është shumë më i lartë duke qenë kanë treguar më herët se kanë kaluar fazën e tyre në Europian.

Sylvinho ka bërë përzgjedhjen e tij për këte grumbullim duke marrë pranë ekipit pikërisht 27 lojtarë. Janë pikërisht këta që do të jenë të pranishëm në sfidat e ardhshme të ekipit kombëtar për të bërë një hap në një ndër eventet që kërkohet aq shumë prej tyre.

Lista e plotë e lojtarëve që janë grumbulluar
Lista e plotë e lojtarëve që janë grumbulluar

Lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Mario Dajsinani;

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami;

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Arbër Hoxha;

Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku.

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45.

Ndërsa ndeshja ndaj Letonisë do të luhet më 10 qershor, në stadiumin “Skonto Stadions”, po në orën 20:45.