Studimet më të fundit tregojnë se 10% e të rriturëve holandezë kanë luajtur lojëra online në vitin 2024. Të dhënat e fundit nxjerin këtë shifër dhe e shohin si një ndër atraksionet më të reja ku shumë prej të rriturëve tashmë janë bërë pjesë e saj të paktën një herë.
Qëndra e Kërkimeve Shkencore dhe e të Dhënave në Holandë, ka publikuar një fletë të dhënash ku ndan prej saj se sipas studimeve të fundit mbi lojërat e fatit në internet, gjatë një periudhe një vjecare që I përket vitit 2024, zbulon se 64% e atyre të moshës 16 vjec e lart kanë luajtur online gjatë një viti dhe vetëm një në dhjetë prej tyre kishte pasur akses për të vendosur një bast online.
Një përqindje të lartë në lojërat e fatit e zenë dhe lotaritë ku 55% e popullsisë janë bërë pjesë e saj gjatë këtij viti, 21% në letrat gërvishtëse dhe 7% bingo. Kjo është një seri e lojërave të fatit që janë të përhapura. Bastet sportive ishin të vetmet online që mbizotërojnë në përqindje 4, krahasuar me ato online që zenë 3%.
Lojërat e fatit online po rriten në popullaritet
WODC në statistika cilëson se 70% e atyre që kishin vënë një bast në internet në vitin 2024, kishin filluar ta bënin atë pas 1 tetorit 2021. Kryesisht në bastet sportive spikasin të rrinjtë sipas të dhënave,cka mund të cojë në probleme të tilla që kanë të bëjnë me vrësinë. Në këtë studim mbështetetet dhe fakti se vetëm 1% e të gjithë lojtarëve konsiderohen me rrezik të lartë, ky numër u rrit në 18% për lojtarët e rrinj që operojnë në llogaritë e tyre në internet.
Në statistika vërehet se 11% e të gjithë lojtarëve të lojërave të fatit në internet u konsideruan me rrezik të lartë, 10% e tyre të kategorizuar me rrezik të moderuar. Gjithashtu WODC, paralajmëron se politikat e tyre aktuale vendosin më shumë përgjegjësi mbi lojtarët për të kontrolluar lojën e tyre dhe të kenë një lojë fati sa më të përgjegjëshme.