Dje u luajtën dhe ndeshjet e fundit në Supërligën e Kosovës. Një sezon i cili pati suprizat e saj dhe një sukses i padiskutueshëm i udhëheqësve të këtij sezoni që ja dolën më së miri në këtë sezon.
Drita ja doli më së miri që të cojë titullin e saj në Gjilan. Sukses i cili u vulos shumë më herët për shkak hendekut të pikëve të siguruara prej tyre. Histori e cila padiskutim sjell një ekip që ishte i sigurt në kreun e këtij sezoni. Në vendin e dytë ata lanë Ballkanin, ish kampionët që nuk patën një sukses në këtë sezon. Duket se celësi i tyre ishte Ilir Daja i cili u përkujdes për ekipin për më shumë se dy sezone.
Ishte pikërisht dita e premte ku u luajtën të gjitha ndeshjet për të përcaktuar renditjen e tyre. Drita arriti t’ia dalë me një rezultat 4-1 ndaj Feronikelit , ndërsa Prishtina u nda në paqe me Malishevën me një rezultat 2-2.

Më rezultat të njejtë u ndanë dhe duelet e tjera mes Suharekës ndaj Ballkanit dhe Ferizaj i cili ishte përballë Gjilanit. Me këto rezultate janë konfirmuar dhe katër vendet e para në këtë kampionat.
Drita – si fituese e kampionatit kosovar do të luajë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve.
Ballkani – si nënkampion i Kosovës do të luajë në kualifikueset e Ligës së Evropës.
Prishtina – si fituese e Kupës së Kosovës do të luajë po ashtu në kualifikueset e Ligës së Evropës.
Malisheva – si e treta e pozicionuar në tabelë do të luajë në kualifikueset e Ligës së Konferencës.