Shqipëria është duke zhvilluar grumbullimet e saj për ndeshjet e vlefshme në kualifikimet e Kupës së Botës 2026. Janë pikërisht kuqezinjtë të cilët kërkojnë fitore në dy ndeshjet e ardhshme që pritet të zhvillohen. Me dy ndeshje që paraqësin interesin e madh në këtë kualifikim ata do të kërkojnë më tej që të bëjnë një hap më të sigurt në këtë kualifikim. Janë pikërisht këto fitore të cilat do të mbajnë gjallë shpresat e tyre për kualifikimin e tyre në këtë event botëror.
Ka qenë pikërisht braziliani Sylvinho i cili është shprehur përpara mediave në deklarimet përpara sfidës duke shlrehu se ekipi i tij është pikërisht me qëllime të qarta në fushën e lojës duke synuar që të sigurojnë fitore të rëndësishme.

Ai cilësoi se është një periudhë e rëndësishme për të gjithë lojtarët. Duke qenë se është një periudhë pas sezonit të tyre i cili është i gjatë dhe për shumë lojtarë mund të jetë i lodhshëm. Angazhimi për shunë prej tyre ma qenë maksimal ndaj dhe në përzgjedhje është patur parasysh kjo mënyrë. Janë më pak se dhjetë ditë në dispozicion për ta që të kryhejnë punën për këto grumbullime. Kohë e cila është në dispozicion për të ndryshuar pozitën e ekipit në këtë renditje.
Tekniku padyshim që vuri në fokus rëndësinë e ndeshjeve. Por, gjithashtu do të jetë tepër e rëndësishme që të kenë një qëllim për të siguruar pozitën në këto dy ndeshje. 27 lojtarët do të jenë të gjithë të gatshëm për t’u përballur në këtë ndeshje.