Napoli arriti të kurorëzohej në këtë sezon si triumfuesja e Serisë A. Me një lojë e cila zgjati deri në ndeshjen e fundit për të përcaktuar nëse do të ishin kryesuesit. Ata ja dolën më së miri në këtë sezon që me diferencën e vetëm një pikë të arrinin të mposhtin kundërshtarin e tyre Inter.
Loja e cila në statistika e nxjer dhe Amir Rrahmanin si një prej futbollistëve më të mirë në këtë sezon. Mbrojtësi shqiptar padyshim që ka pasur kontrubutin e tij në këtë rezultat duke mundur kështu të sigurojë renditjen.
Janë pikërisht 38 ndeshje që 29 vjecari ka marrë pjesë duke mundur të shënojë kështu një gol dhe të jetë prezent në tre asise. Aftësi kjo e cila e spikat atë si një mbrojtës I cili arrin të jetë padyshim aktiv dhe gjatë sulmit. Kjo është një cilësi që e spikat dhe e vlerëson në listën e më të mirëve në këtë sezon.

I vlerësuar me një notë mesatare prej 7.27 ai është pjesë e formacionit të këtij sezoni. 4.82 është vlerësuar përballja e tij në duele. Ku ka mundur të fitojë rreth 62% të të gjitha përballjeve. Ndërsa në duelet ajërore ka qenë shumë më I favorizuar duke mundur të fitojë kështu 69.6% të këtyre dueleve.
Janë pikërisht këto cilësi që e vendosin atë në listë në mesin e më të mirëve duke u renditur në krah të: Bastoni, Zaccagni, Lookman, Calhanoglu dhe Thuram. Poziconimi I tij në këtë tabelë është padyshim një krenari për të gjithë futbollin shqiptar.