Modric I dha lamtumirën e tij Real Madrid në përballjen e fundit të këtij sezoni. Karriera e tij e lidhur ngushtë me Los Blancos përfundoi pas 13 vitesh angazhim në këtë ekip. Kjo e shndëron atë në një ndër lojtarët më jetgjatë në ekipin mbretëror. Ai I dha lamtumirën e fundit ekipit në të njëjtën moment që largohet dhe Carlo Ancelotti nga ekipi. Ka qenë pikërisht vendimi I drejtuesve të klubit për të zgjedhur që të mos kenë një rinovim të kontratës me kroatin.
Nuk mendohet se do të ketë një mungesë ofertash për të këtë verë pas përfundimit të Kupës së Botës për klube. Pikërisht forma e tij dhe cilësimi si një ndër më të mirët e mesfushës pritet të sjellin një larmishmëri ofertash të ndryshme.

Qëndrimi I tij në europë është në pikëpyetje duke qenë se kryesisht shihet e mundur zhvendosja e tij në SHBA duke qenë se ka oferta reale prej MLS. Por, e mundur është dhe mundësia që ai të ketë një seri ofertash dhe prej klubeve të ndryshme saudite. Megjithatë, për Modric mund të jetë një ofertë dhe prej Inter.
Simone Inzaghi tregoi në këtë sezon që përzgjedhja e tij janë lojtarë të cilët kanë eksperiencën e duhur në fushën e lojës. 40 vjecai e ka treguar më së miri se është një aset që e zotëron më së miri. Kjo mund ta shndërojë në një mundësi që të kontaktohet prej Inzaghi dhe të mbetet pjesë e kampionatit europian. Seria A është gjithashtu një kampionat I rëndësishëm dhe mund të vlerësohet prej Modric për qëndrimin e tij.