Milan tashmë ka njoftuar zyrtarisht afrimin e Igli Tare në ekipin e tyre. Ai do të jetë drejtori I rri sportiv, një marveshje e cila është arritur pas një periudhe të gjatë dhe intensive negociatash. Marveshja arriti të përfundojë duke u dakortësuar për një kontratë tre vjecare mes tij dhe ekipit.
Giorgio Furlani, drejtori ekzekutiv I ekipit të Milan ka ndarë për të gjithë mbështetësit e ekipit këtë lajm. Prej kohësh kuqezinjtë ishin duke kërkuar për një mundësi të re në këtë aspekt. Mes shumë emërave Tare ishte ai që ngjalli interesin te ekipi I Malan. Kjo për shkak se ai ka pasur eksperiencën e tij në Lazio, duke u diktuar për mënyrën e tij të përzgjedhjes.

Furlani në një deklaratë e vlerësoi bashkimin e Tare në ekipin e tyre. Duke e cilësuar si personin e duhur në kapitullin e rri që kërkon të hyjë ekipi. Janë pikërisht sipas tij: kompetenca, vendosmëria dhe vlerat e forta të cilat të kombinuara me një vizion ndërkombëtar e bëjnë që ai të jetë një zgjedhje ideale për qëllimet e ekipit.
Tare është cilësuar si një person I cili është I duhuri dhe ka të gjitha njohjet e nevojshme të Serisë A. Ai më herët ka qenë lojtar në disa ekipe në këtë kampionat me ekipe si: Brescian, Bolognan dhe Lazion. Por, pas dalies në pension në 2008 ai ka shërbyer si drejtor sportiv I Lazio. Tashmë me një detyre më të rëndësishme ai do të jetë pjesë e një ekipi që ka histori në Serinë A.