Rashford pjesë e United, ja shuma që kërkohet për të

Rashford pjesë e United, ja shuma që kërkohet për të

Huazimi I tij të Aston Villa ka përfunduar, Marcus Rashford tashmë do të ketë rikthimin e tij në Manchester United. Me këtë rikthim, sulmuesi anglez sheh të mundur dhe të gjitha opsionet e ndryshme për transferimet gjatë verës. Rashford është bashkuar këtë shkurt në formën e huazimit në Aston Villa. Me një formë mjaft solide ai ja doli që të kishte një përfaqësim dinjitoz atje. Por për shkak të një lëndimi nuk e gjeti në periudhën e tij më fatsjellse në fushën e lojës.

Tashmë, 27 vjecari është rikthyer në ekipin e tij. Manchester United e ka bërë të ditur se cila do të jetë vlera e tij për të gjitha ekipet që mund të kenë interes ndaj sulmuesit. Ajo mendohet se do të jetë e njejtë, një shifër prej 40 milion euro. Shifër e cila është e njejtë si për blerjen e kartonit që Villa e refuzoi në fundin e këtij sezoni.

Rashford pjesë e United, ja shuma që kërkohet për të
Rashford pjesë e United, ja shuma që kërkohet për të

Qëndrimi I tij në United nuk duket aspak I mundur duke qenë se më herët ai pati një mosmarveshje me drejtuesin teknik. Kjo thyerje e mardhënieve të tij me Amorim e bën që të jetë në pikëpyetje qëndrimi I tij. Por një formë e mirë në Villa mund të ngjallë interesin e shumë klubeve të ndryshme për të pasur shërbimet e tij. Sidoqoftë, deri më tani e ardhmja e tij nuk duket aspak e qartë dhe nuk ka një ekip që të kërkojë shërbimin e tij. Megjithatë, kontrata e tij me United është e vlefshme deri në 2028.