Igli Tare është tani zyrtarisht drejtori i rri sportiv i Milan. Shqiptari tashmë është pjesë e ekipit milanez duke marë një post tepër të rëndësishëm. Njoftimin e vendosjes së tij e ndau në rrjetet sociale vetë drejtori ekzekutiv i ekipit duke cilësuar si një afrim të rëndësishëm. Ai morri rolin e rëndësishëm pasi që më herët ka mbajtur për një kohë të gjatë këtë pozicion në Lazio. Kjo e vendosi atë në të preferuarit për të marrë drejtimin. Kuqezinjtë janë duke u përgatitue për lëvizje të rëndësishme në sezonin e ardhshëm. Kjo i shtyn në një verë e cila do të jetë e rëndësishme me lëvizje.

Fill pas marrjes së detyrës ai ka nisur me axhendën të cilë do të duhet të zbatojë në ditët në vijim. Detyre për të është të kundeset fillimisht për disa prej futbollistëve të cilët janë në huazim dhe do të vendosen në kontrata të përhershme ose jo.Tammy Abraham dhe Alexis Saelemaekers janë pikërisht dy emrat që shihen me prioritet për t’u vendosur atje.
Në ekip përvec se përforcimeve në sulm dhe reparte të tjera të fushës shihet si opsion i nevojshëm për ndryshim dhe drejtuesi teknik. Tare do të duhet të jetë në përzgjedhje dhe të një drejtuesi teknik që të përshtatet me filozofinë dhe objektivat e ardhshëm të ekipit.
Massimiliano Allegri i ka thënë më herët jo bashkimit të tij me kuqezinjtë. Kështu lind një detyrë e re për të që të bëjë për vete një listë me emëra e cila nuk ka dalë ende në pah.