Mediat angleze janë duke sjellë një lajm sa I përket një transferimi të papritur në ekipin e Chelsea. Blutë e londrës janë duke përgatitur një kontratë për Emanuel Emegha, lojtar I cili luan me RC Strasbourg. Ai është ende pjesë e ekipit dhe shihet si një mundësi që të ofrohet një kontratë gjashtë vjecare përpara se të largohet nga Strasbourg.
Sulmuesi I cili ka vetëm 22 vite është prej kohësh I lidhur me një transferim I cili përflitet mes dy klubeve simotra. Holandezi ka pasur mundësi që të shkëlqejë nën drejtimin e trajnerit Liam Roseinor.

Në sezonin që sapo lamë pas ai ka mundur të tregojë një formë mjat të mirë duke qenë prezent në fushën e lojës ka mundur të shënojë 14 gola duke qenë pjesmarrës në 29 ndeshje. Një formë e cila ka pasuar dhe sezonin e tij të një viti më parë ku në 31 ndeshje ka shënuar nëntë gola. Pikërisht kjo formë ka ngjallur padyshim interesin e Chelsea që të afrojë më tej të rriun në ekip.
Mediat theksojnë se ai do të jetë pjesë e Premier Ligës sezonin e ardhshëm. Duke qenë se ekziston dhe mundësia e transferimit të tij në Strasburg ku në sezonin e vjetshëm e ndihmoi në kualifikimin në Konferencë Ligë. Në formë huazimi ai ka qenë pjesë dhe e Ligës së parë. Por, kjo nuk shihet si një mundësi shpëtimi duke qenë se ata e kanë siguruar një pozitë falë renditjes së këtij sezoni. Kjo e shtyn më tej Chelsean të besojë se mund të arrijë një marveshje për transferimin e tij.