Tjetër largim I rëndësishëm nga Liverpool

Tjetër largim I rëndësishëm nga Liverpool

Liverpool në këtë sezon ka mundur të ketë një formë mjaft të mirë. Ata kanë siguruar kështu një pozitë dominuese në kampionatin vendas. Kualifikimi I tyre erdhi pikërisht katër javë përpara se kampionati të mbyllej. Kjo e shndëron ekipin në një formë të konfirmuar për të shkuar në synimet e tyre të mëtejshme në sezonin e ardhshëm.

Ekipi I Premier Ligës përjetoj një largim të rëndësishëm në këtë fund sezoni. Trent Alexander-Arnold zgjodhi që të transferohet te Real Madrid. Një goditje kjo për mbrojtjen e klubit që në këtë sezon arriti të ishte në nivelin e duhur. Arne Solt është kujdesur që asnjë mungesë të mos ndihet në ekip.

Tjetër largim I rëndësishëm nga Liverpool
Tjetër largim I rëndësishëm nga Liverpool

Por, së fundmi një tjetër lajm është bërë publik dhe ka të bëjë me largimin e një tjetër lojtari. Caoimhin Kelleher, ka zgjedhur që me anë të një deklarate në fund të ndeshjes me Crystal Palace të ndante dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi. Ka qenë pikërisht zgjedhja e tij që pas një sezoni të gjatë të jetë larg fushës së lojës.

Ai është shprehur se ndihet I vlerësuar dhe njëherësh I plotësuar me angazhimin që ka ndërmarë në këtë sezon të Premier Ligës. 26 vjecari është shprehur se dëshira e tij është që në sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e një tjetër lige. Ai ka shërbyer si zvendësues I Alisson Becker duke dëshmuar që ëhtë një zgjedhje e duhur për ekipin. Në 20 daljet e këtij sezoni ai ka mundur ta mbajë portën e pastër në nëntë prej tyre. Një formë dëshmie se është në një gjendje tepër të mirë në përballjen e tij.