Dyshja e famshme e cila më herët ka luajtur në Barcelona duke shkëlqyer vjen me një plan ndryshe i cili përqëndrohet në fushën e lojës. Lionel Messi dhe Luis Suarez kanë nisur një rrugëtim të rri së bashku duke zgjedhur të krijojnë një klub futbolli i cili do e nisë rrugëtimin nga e para.
Klubi i krijuar nga Messi dhe Suarez do të nisë duke filluar prej kategorisë së katërt në futbollin uruguaian. Emëri i klubit do të jetë Deportivo LSM.
Ka qenë pikërisht kjo zgjedhje e ish lojtarëve të Barcelonës të cilët tashmë mbajnë të veshur fanellën e Inter Miami që të ndërmarrin këtë hap të rëndësishëm. E gjithë karriera e tyre në fushë e lojës tashmë do të ndikojë në ndarjen e eksperiencës dhe në udhëheqjen e një klubi të rri në futboll.

Suarez ka qenë ai i cili e ka ndarë në rrjetin e tij social këtë lajm të rëndësishëm ku tregojnë për hapin që kanë ndërmarrë. Zgjedhja e tyre ka qenë uruguaj duke shërbyer dhe si një nismë e tyre sociale. Fillimisht shërbimi i saj do të jetë në komunitet duke ndihmuar të gjithë fëmijët dhe adoleshentët atje. Pikërisht një nismë e cilq ka munguar më herët kur Suarez ka qenë i rri në kërkim të një skuadre.
Emri i ekipit është LSM ku tregon një bashkim të emërave të dy prej lojtarëve. Ai e cilësoi pikërisht si një vendim i cili vjen në një periudhë kur ata kanë eksperiencën e duhur për të ndërmarë një nismë të tillë.