Opsionet për zvendësimin e De Bruynes në City

Opsionet për zvendësimin e De Bruynes

Manchester City pësoi një ndër largimet më të rëndësishme në këtë sezon. Kevin De Bruynes u largua nga ekipi pas më shumë se 10 sezonesh qëndrimj në të. Një epokë e rëndësishme u mbyll në ekipin anglez. Deri tani zvendësimi i tij dukej i mbrojtur prej Florian Wirtz. Duke u konsideruar një prej mesfushorëve më premtues ai është lidhur ngushtë me një transferim të tij të mundshëm në Etihad.

22 vjecari është cilësuar si një ndër zvendësuesit e denjë të De Bruynes. Kjo e vlerësuar për shkak të karakterit të tij dhe stilit të lojës që ai ka treguar. Por, së fundmi dhe City është bindur se afrimi i tij nuk mund të jetë tepër i lehtë duke qenë se ka një interes të shtuar prej shumë klubeve.

Opsionet për zvendësimin e De Bruynes
Opsionet për zvendësimin e De Bruynes

Kështu që klubi anglez e ka zhvendosur vëmendjen e tyre drejt një tjetër potenciali të rëndësishëm për ekipin e tyre. Morgan Gibbs është një prej tyre në listë i ndjekur nga Rayan Cherki.

Mediat angleze e sjellin shumë më afër mundësinë e transferimit të francezit. Gjatë këtij sezoni ai ka mundur të realizojë plot 12 gola dhe të kryejë 20 asistime. Kjo e ka shndëruar në një lojtar tepër të rëndësishëm në Lyon. Po ashtu ka shtuar interesin e shumë klubeve ndër to City për të kërkuar shërbimin e tij.

21 vjecari ka një kontratë lirimi me Lyon e cila është e vlerësuar 20 deri në 25 milion euro. Kjo shihet si një shumë e cila është e përballueshme për ekipin. Por, lufta e tyre nuk do të jetë e vetme për lojtarin francez.