Tare, në një intervistë si drejtor sportiv I Milan

Tare, në një intervistë si drejtor sportiv I Milan

Igli Tare ka folur për herë të parë si drejtues sportiv i Milan. Ai është shprehur tepër i emocionuar për vendimin dhe mundësinë që të jetë pjesë e një posti të rëndësishëm. Ka qenë Tare i cili ka theksuar lidhjen e tij të thellë emocionale me fanellën kuqezi e cila ka qenë prej kohësh.

Një ëndër e realizuar është cilësuar kjo prej Tares. Ai ka kujtuar kohën kur ndiqte ekipin si fëmijë me yjet që ishin pjesë e ekipit si Wilkins dhe Hateley. Igli është shprehur se e gjithë familja ishte në mbështetjen e ekipit milanez. Njëherësh në në momentin kur ka luajtur ai ka pasur dëshirën që të bashkohej me ekipin.

Lidhja e tij me Milan ka qenë shumë e fortë duke pasur dhe një koecidencë me ndeshjet e luajtura kundër ekipit, momente që lidhen me lindjen e djalit të tij.

Tare, në një intervistë si drejtor sportiv I Milan
Tare, në një intervistë si drejtor sportiv I Milan

Ndër të tjera ai është shprehur dhe për objektivat që do të ketë ekipi sezonin e ardhshëm. Ai ka siguruar që ai do të jetë në kushtet dhe lartësinë e duhur për të drejtuar ekipin. Detyrë e tij është që të risjellë dhe një herë epokën e lavdishme të Milan. Pas një periudhe të vështirë ai ka kërkuar që ekipi të sjellë një tjeter sukses për ekipin.

Një sezon i gjatë dhe me zhgënjime ndikon në mendësinë e lojtarëve. Por ai ka ndarë se objektivat e tyre janë të qarta për të risjellë një ekip i cili është i gatshëm që të ndryshojë filozofinë në suksesin që pretendojnë. Bashkëpunimi është i ngushtë në të gjitha strukturat e ekipit.