Mohamed Salah beson se karriera e tij mund të vazhdojë deri në moshën 40 vjecarë. Ylli i Liverpool dëshmoi në këtë sezon se është i aftë të risjellë një formë e cila është e qëndrueshme pavarësisht moshës. Vlerësimi erdhi pikërisht dhe prej klubit ku ata zgjodhën të rishkruanin kontratën duke e rinovuar atë. Pikërisht periudhë e gjatë në ekip, nuk e ul aspak ritmin e tij të lojës. Gjatë këtij sezoni ai shërbeu më së miri në ekipin e Liverpool. Të kuqtë arriten që në këtë sezon të mund të ishin në krye të kampionatit katër ndeshje përpara mbylljes.
Salah dha shumë për ekipin në këtë sezon ku luftoi deri në fund dhe për titullin e Këpucës së Artë. Mundësi e cila nuk u finalizua si duhet për gjatë sezonit u shpall shpesh si golashënuesi më i mirë. Duke mbyllur një tjeter sezon të rëndësishëm ai është vënë në qendër të vëmendjes se sa gjatë mund të jetë i pranishëm në fushën e lojës.

Në një intervistë të dhënë ai është shprehur se do të jete pjesë e futbollit të luajtur sa të ketë mundësi. I pyetur ekzaktësisht për një moshë ai shtoi se mund të jetë pjesë deri në moshën 39 deri 40 vjec.
Finalizimi i kontratës me Liverpool tregon për një qëndrueshmëri të tij dhe mundësi për të dhënë më shumë në fushën e lojës. Pavarësisht, në qoftë se nuk do të kishte ndodhur ai kishte oferta të ndryshme Arabisë Saudite. Mundësi që do e mbajë në fushën e lojës për më gjatë.