Arsenal I cili është shumë pranë transferimit të Martin Zubimendit, mund të humbasë në lëvizjen përfundimtare afrimin e tij. Janë pikërisht disa media të cilat sjellin në foksu se lëvizja e Arsnal për të pasur Zubimendin mund të vihet në rrezik prej Real Madrid. Reali duket se do të jetë dhe një destinacion më I preferueshëm për futbollistin 26 vjecar që të zhvillojë karrierën e tij.
Më herët tocinjtë kanë mundur të sigurojnë një marveshje ende të pashkruar por verbale për të pasur shërbimin e 26 vjecarit. Janë pikërisht 60 milion euro që janë ofruar për transferimin e tij. Një ofertë e tillë tunduese dukej se e kishte afruar konfirmimin e kësaj lëvizje. Ku mendohej se vetëm firma mungonte për ta konfirmuar atë. Por, mesa duket nuk do të jetë më kaq e thjeshtë për Arsenalin.

Pavarësisht, se të gjitha shenjat ishin për një transferim të tij drejt Londrës, mesfushori ende nuk e ka marrë një vendim se cili do të jetë ekipi që do të vazhdojë më tej karrierën e tij. Por, me Real I cili kërkon që të përmirësojë mesfushën e tij dhe zgjedhja e tij do të jetë shumë më e paqartë mes dy ekipeve. Duke patur parasyesh sezonin e shkuar ku ai morri një ofertë prej Liverpool por zgjodhi që të qëndronte në ekipin e tij Real sociedad.
Kjo nuk është aspak e qartë për të dy ekipet dhe pse Los Blancos edne nuk kanë ardhur me ofertën e tyre për mesfushorin. Deri më tani azgjë nuk është zyrtarizuar për të pasur një përcaktim në lidhje me të ardhmen e tij.