Asllani, zulon kundërshtarin më të vështirë në këtë sezon

Asllani, zulon kundërshtarin më të vështirë në këtë sezon

Sezoni për Interin ende nuk ka mbaruar duke qenë se ekipi pret finalen e Champions League. Një ndër eventet europiane që Inter në këtë sezon ka mundur të bëjë më të mirën duke shkëlqyer dhe prekur finalen. Por, në rafshin kombëtar ekipi nuk ka qenë në formën e tij më të mirë duke qenë se nuk mundi që në ndeshjen e fundit të kapte kreun. Ishte pikërisht një pikë diferencë që e vështirësoi më tepër për ekipin. Napoli, ishte triumfues I cili arriti të mbante kryesinë.

Kristian Asllani në një intervistë të shkurtër ka ndarë të gjithë eksperiencën e tij në këtë sezon dhe duke bërë vlerësimet. Në cilësimet e tij si ndeshja e cila solli më shumë vështirësi ishte ajo me Barcelonën. Në deklaratën e tij Asllani e cilësoi nga niveli I lojës dhe kundërshtari që kishin përballë. Padyshim, që presioni për cdo ekipi kur ka përballë një kundërshtar të tillë nuk është I njejtë.

Asllani, zulon kundërshtarin më të vështirë në këtë sezon
Asllani, zulon kundërshtarin më të vështirë në këtë sezon

Inter në këtë sfidë arriti të fitonte me një rezultat 4-3, duke qenë në me një rezultat të përgjitshhëm 7-6. Më tej duke vlerësuar kundërshtarin të gjithë lojtarët e Inter ndër ta dhe Asllani vlerësuan se ishte pikërisht Yamal. Lojtari 17 vjecar ka treguar në fushën e lojës se është I papërmbajtshëm dhe tepër kreativ. Kjo u tregua dhe në besimin që kishte ekipi I tij në përmbyjse të rezultatit. Pikërisht, sfida që e bëjnë lojtarin të theksohet dhe më tej për vlerat që arrin të përcjellë në fushën e lojës.