Prishtina në këtë sezon nuk arriti të kishte formën më të mirë të saj. Superliga e tyre përfundoi të vendosur në vendin e gjashtë të tabelës. Të pozicionuar të sigurt por me vetëm një pikë diferencë prej zonës së rrezikut ata ja dolën më së miri që të arrinin këtë rezultat. Renditje e cila nuk I ofron një mundësi në europë.
Përmirsimi shihet si synimi I tyre për të shkuar më larg në sezonin e ardhshëm. Ata do të kenë mundësi që gjatë kësaj periudhe të bëjnë të gjitha afrimet e mundshme. Ekipi shihet se është në gjendje të blindojë me kontrata lojtarët që I konsideron kyc në ekip. Një prej tyre është Ardian Muja, ai ka rinovuar kontratën e tij duke u bërë kështu pjesë deri në qershor 2027.

Muja me këtë kontratë do të ketë mundësi që të qëndrojë në kryeqytet dhe për dy vitet e ardhshme. I cilësuar si një pikë kyce në ekip ai është vlerësuar për të gjithë kontributin e dhënë në këtë sezon. Roli I tij si anësor ka mundur të spikasë duke u bërë pjesë e rëndësishme e projektit që kërkon të krijojë ekipi në sezonin e ardhshëm.
Qëndrimi I tij e shtyn më tej ekipin që të besojë se është një pozicion tepër I vlefshëm për të qenë në skuadër. Besim që I jepet pas një sezoni ku kontributi I tij ka qenë I jashtëzakonshëm. Duke u shndëruar në një ndër shtyllat kryesore në ekip.