Liverpool I sigurt për të mos larguar dy yjet nga ekipi

Liverpool I sigurt për të mos larguar dy yjet nga ekipi

Liverpool duket se është tepër I sigurt duke mos dashur që të ndahet nga Cody Gakpo dhe Luis Diaz. Klubi I vlerëson ata si dy pika kyce për të qenë pjesë e ekipit më tej dhe për të ecur në filozofinë e tyre. Arne Slot I vlerëson për kontributin e vecantë të dhënë duke kërkuar që të jenë sërisht pjesë e ekipit.

Duke qenë se janë dy prej lojtarëve me më shumë eksperiencë në fushën e lojës padyshim dhe interesi që është ndaj këtyr është I madh. Janë një seri klubesh europiane që kërkojnë me ngulm shërbimin e tyre. Konkretisht, Gakpo është I lidhur me një transferim të mundshëm në Bayern Munich. Ndërsa Diaz ka pasur interes për të qenë pranë klubit katalanas.

Liverpool I sigurt për të mos larguar dy yjet nga ekipi
Liverpool I sigurt për të mos larguar dy yjet nga ekipi

Pavarësisht, se kërkesat ndaj tyre janë të shumta dhe ka një interes të vazhdueshëm. Të kuqtë kanë zgjedhur që të kenë për më gjatë pjesë të ekipit të tyre këtë dyshe. Sulmuesit shihen si opsioni I duhur për të qëndruar më tej në një sezon ku nuk do të jetë sfida e vetme Premier Liga por dhe arena europiane. Ekipi kërkon që ata të shërbejnë në mbrojtjen e titullit për sezonin e ardhshëm por dhe luftën në Champions League.

Vlerësimi I sulmit dhe e gjithë eksperienca që ata përcjellin konsiderohen si një faktor kyc I pranisë së tyre në ekip. Kjo është padyshim një shenjë vlerësimi ndaj lojtarëve që kanë dhënë një kontribut të pacmueshëm në këtë sezon të rëndësishëm për Liverpool.