Arsenal, thuhet se ende nuk ka mundur ta finalizojë një kontratë me talentin e saj të cilin e ka në ekip. Myles Lewis Skelly ende nuk ka nënshkruar kontratën e tij me ekipin, kjo ka shtyrë më tej Real Madrid të jetë kërkues. Janë mediat ato që e sjellin në fokus një qëndrim të tillë ku Skelly në mungesë të një rinovimi pritet të ketë dhe largimin e mundshëm nga ekipi.
17 vjecari I cili ka pasur padiskutim një sezon të shkëlqyer në emirates do të ketë mundësi që të zhvendoset si lojtar në mungesë kontrate. Ai ka pasur një transferim në ekipin e parë dhe me formën e tij ka lënë mbresa të shkëlqyera për të gjithë ndjekësit. Ka qenë pikërisht forma e tij e ndërthurur me qetësinë në fushë dhe inteligjencën e lojës e cila ka shtyrë më tej ekipin të mendojë për qëndrimin e tij.

Performanca e tij në krahun e majtë të mbrojtjes, nuk ka magjepsur vetëm Mikel Arteta por gjithashtu ka shërbyer dhe si një mundësi që ai të jetë pjesë e kombëtares së Anglisë. Një vend në kombëtrae është siguruar për shkak të asaj që ai ka përcjellë gjatë angazhimit të tij. Kontrata e tij me ekipin përfundon në 2026. Por, duke qenë se ka pasur një seri zhvillimesh të shpejta mendohet se ai nuk ka mundur të ketë një dakortësim me ekipin.
Vonesa e një kontrate ka ngjallur interesin e Real Madrid I cili është trehuar tërësisht I qartë për të të bërë një afrim të mundshëm të lojtarit të rri. Mbrojtja mesa duket do të jetë shumë më ndryshe me dy afrime të rëndësishme këtë vit.