Alvaro Arbeloa është konfirmuar si trajneri I ri I ekipit të Castilla. Ai do të jetë drejtuesi teknik për sezonin e ardhshëm. Ka qenë klubi Madrilen I cili e ka bërë të ditur lajmin duke sjellë kështu ën fokus se ish mbrojtësi I Real Madrid do të mbajë këtë post të rëndësishëm.
Padyshim që Arbeloa është një ndër legjendet e klubit madrilen dhe një nga ato figura që konsiderohet si më I spikaturi në kombëtaren spanjolle. Ka qenë pikërisht rrugëtimi I tij I cili vinte prej Castilla në vitin 2001. Më pas ai u ngjit në divizionin e dytë gjatë sezonit 2004-2005. Në total ai ka qenë pjesë e 238 ndeshjeve me ekipin e parë mes viteve 2009 deri në 2016. Gjatë kësaj kohe me Real Madrid padyshim që ka pasur mundësi të ishte prezent në fitimin e disa titujve të rëndësishëm.

Përfaqësimi I tij në arenën ndërkombëtare ka qenë gjithashtu I pëlqyeshëm. Pjesë e spanjës ai ka qenë në 56 dalje ku ka mundur të fitojë Kupën e Botës në 2010 dhe dy Kampionate europiane, përkatësisht në 2008 dhe 2012. Pas eksperiencës në Real Madrid ai u transferua në Premier Ligë, duke u bërë pjesë e Liverpool. Atje pati dhe fundin e karrierës në fushën e blertë duke u rikthyer në Real me një pozitë drejtuese. Ai ka drejtuar ekipet e moshave U16 dhe së fundmi ka marrë drejtimin e U19. Në këtë pozicion ai shihet si një zgjedhje e duhur duke qenë se ka të gjithë eksperiencën e nevojshme për të drejtuar.