Takefusa Kubos nën ndjekjen e disa ekipeve

Takefusa Kubos nën ndjekjen e disa ekipeve

Takefusa Kubos është duke numëruar ditët e tij të qëndrimit në Real Sociedad. Anësori japonez ka ngjallur interes në shumë prej klubeve europiane. Janë pikërisht dy prej top klubeve europiane të cilat e shohin atë pjesë të skuadrës së tyre. Arsenali dhe Liverpool janë duke vlerësuar të gjitha mundësitë që ai të nënshkruajë me secilin prej ekipeve.

Janë pikërisht këto klube të cilat kanë kontaktuar me agjentët e lojtarit ku kërkojnë që ai të bëhët pjesë e skuadrës. Duke diskutuar gjithashtu dhe kushte të ndryshme të marveshjes që mund të realizojnë.

Pavarësisht se për Kubo nuk ka qenë pikërisht sezoni më produktiv që ai ka pasur. Kjo në bazë të statistikave që nuk e vendosin në formën e tij më të hershme e cila ka qenë sipërore. Ai ka një kontratë të vlefshme me Sociedad deri në 2029. Por, mund të ketë ndryshime në bazë të kërkesave që mund të ofrohen për të.

Takefusa Kubos nën ndjekjen e disa ekipeve
Takefusa Kubos nën ndjekjen e disa ekipeve

Klauzola e lirimit të tij është 60 milion euro. Shumë nga e cila 505 do të shkojë për Real Madrid I cili përfiton nga shitja e tij. Arsenali kërkon shërbimin e tij si një alternativë dhe si një mundësi përmirësimi të ekipit. Ndërsa, Liverpool e sheh si një zvendësues të denjë në rolin e Luis Diaz. Janë të dy klubet angleze të cilat ndjekin me shumë interes rolin e tij. Ata kërkojnë që të nënshkruajnë duke garantuar kështu një lëvzije të rëndësishme gjatë verës. Asgjë e konfirmuar deri më tani për të dy klubet.