Leroy Sane nuk duket aspak i sigurt sa i përket të ardhmes së tij. Kontrata e tij me Bayern Munich po shkon drejt fundit dhe asgje nuk është e qartë sa i përket se ku ai do të vendoset. Anësori gjerman ka pasur dëshirën e tij për të pasur një rikthim në Premier Ligë. Janë pikërisht disa prej mediave të ndryshme gjermane të cilat e bëjnë shumë më të bujshëm një afrim të tillë. Ka qenë pikërisht agjenti i lojtarit që ka bërë një kërkesë ndaj klubit të Tottenham për të qenë pjesë e tyrem
Pini Zahavi agjenti i lojtarit ka nisur bisedimet me klubin anglez për të propozuar këtë përforcim të mundshëm. I shtyrë më tej për shkak se kontrata e tij e qëndrimit me Bayern Munich përfundon këtë qershor. Mesa duket shpresat e tyre për një rinovim të saj nuk ekzistojnë. Kjo e shton dhe më shumë kërkesën e tyre që ai të bashkohet me një ekip brenda kësaj periudhe.

Bavarezët duket se kanë një kusht të vetëm sa i përket arritjes së marveshjes për një rinovim të kontratës me të. Është pikërisht një shtyreje e cila so të sjellë një shumë më të vogël për të. Kjo është parë si një mënyrë jo e duhur për të finalizuar këtë marveshje .
Sane ka mundësi që në mungesë të një kontrate dhe një kërkese prej klubeve të ndryshme të largohet nga klubi si një lojtar i lirë. Por, duket si një skenar i cili nuk mund të ndodhë se ai mund të shërbejë shumë mirë në një ekip në Premier Ligë duke qenë se është një teren i njohur prej tij, për shkak ekaperience.