Rashford refuzon disa klube, qëllim vetëm Barcelona

Rashford refuzon disa klube, qëllim vetëm Barcelona

Marcus Rashford është vendosur në qendër të vëmendjes pas kërkesës së bërë nga United ku vendos një cmim për të. Mesë duket ka qenë zgjedhja e Rashford që të refuzojë të gjitha kërkesat që janë në interesin e tij. Ai e sheh si qëllim të tij vetëm bashkimin me ekipin e Barcelonës.

Janë pikërisht mediat e ndryshme që sjellin lajmin se dëshirë e vetme për një transferim të tij mbetet të jetë Barcelona. Kjo ka sjellë që ai të mos pranojë asnjë prej ofertave të ndryshme që ka pasur nga klube të tjera.

Duket se pas takimit të tij me drejtorin sportiv të barcelonës ky afrim mund të jetë më i mundur. Deco duket se ka garantuar se shërbimi i tij në këtë merkato mund të jetë pjesë e klubit katalanas. Nuk dihet ende se do të jetë në formë blerje. Por, ekziston mundësia që ai të jetë pjesë e tyre dhe në formë huazimi. Gjatë janarit kjo marveshje nuk u realizua për shkak se klubi katalanas ka shfaqur probleme financiare.

Rashford refuzon disa klube, qëllim vetëm Barcelona
Rashford refuzon disa klube, qëllim vetëm Barcelona

Kjo ishte një formë detyruese që ai të bashkohej me Aston Villa në formën e një huazimi. Gjatë sezonit që ai shërbeu atje kontribuoj duke shënuar plot 17 gola. Dhe pse fati nuk ishte me të duke pësuar një dëmtim i cili e la jashtë fushe për një periudhë të gjatë.

Aston Villa nuk kërkoi që të merrte në mënyrë të blerjes shërbimin e tij. Kjo e shtyrë dhe prej rezultatit të arritur nga Villa. Ku ekipi nuk mund të kishte kualifikimin në Champions këtë sezon.