Wirtz I thotë jo kalimit në Manchester City-it

Wirtz I thotë jo kalimit në Manchester City-it

Një ndër kalimet më të bujshme në këtë sezon pritet të jetë dhe ai k Florian Wirtz. Ylli i Bayer Leverkusen është shndëruar në një prej më të kërkuarve në këtë sezon. Falë formës së tij në fushën e lojës ai ka ngjallur interesin e shumë prej klubeve të mëdha europiane. 22 vjecari është lidhur me një kalim thuajse të sigurt në Bayern Munich, Liverpool dhe City.

Mirëpo, së fundmi bëhët e ditur se kalimi i tij në City nuk do të kryhet. Manchester është një ndër klubet e para që ka shprehur interesin për të. Por, Wirtz është tërhequr për të nënshkruar me ekipin. Lëvizje e cila më herët është diskutuar se është refuzuar nga City. Ka qenë ekipi i cili ka deklaruar se një shumë e tillë kalimi nuk është e përballueshme për ta.

Wirtz I thotë jo kalimit në Manchester City-it
Wirtz I thotë jo kalimit në Manchester City-it

Deklarata e Wirtz ka hedhur më shumë dritë në lidhje me këtë. Ai, theksoi se lëvizja e tij nuk ndodhi për shkak se Guardiola nuk kishte ofruar një projekt serioz për të. Kjo ka të bëjë me mungesën e një kontrate e cila do të ishte përtej 2027. Vendim i cili e ka shtyrë Wirtz që të jetë larg një afrimi të tillë në City.

Lëvizja e tij edne duket se është e pavendosur duke qenë se dhe Munich nuk është pranuar prej tij. Liverpool ka qenë ekipi i parë që vendosi shumën e tij të tranaferimit prej 100 milion euro. Shumë e cilq është pranuar dhe prej ekipit. Në zgjedhjen që do të bëjë ai duket se të kuqtë janë shumë më të favorizuar për të siguruar shërbimin e tij sezonin e ardhshëm.