Finalja e Kupës së Suedisë ishte mes Malmos dhe Hackenit. Një finale e cila shkoi pa gola gjatë kohës së rregullt. Gjithashtu, dhe koha shtesë nuk është se solli një ndryshim për rezultatin. Duke shkuar më tej me penallti. Në këtë fazë të ndeshjes hero i sfidës u bë Ertit Berisha. Berisha i cili u rikthye në fushën e lojës pas një pushimi të gjatë. Ka qenë pikërisht dëmtimi i portierit aktual të Hackenit që e detyroi ekipin për një kontratë me Berishën.
Hackeni arriti të fitojë kupën e Suedisë falë rolit dhe protagonizmit të Berishës. Ai ishte vendimtar duke e siguruar portën dhe e mbajtur atë të paprekshme. Një mbrojtje e cila nuk zgjati vetëm gjatë kohës së rregullt por dhe shtesave.

Gjatë pjesës së parë Berisha bëri ndërhyrjet e nevojshme për të arritur të mbajë rezultatin e ndeshjes 0-0. Aksion i tij i cili vazhdoi dhe gjatë pjesës së dytë ku ai vazhdoi i sigurt me performancën e tij. Detyrs e tij u krye me sukses deri në përfundimin e rregullt të sfidës. Tensionet në fushën e lojës ishin të pranishme, kjo për shkak të kërkesës së dy ekipeve për të shënuar. Porz gjithcka në këtë sfidë u vendos prej pikës së 11 metërishit.
Berisha është i njohur jo vetëm si pritës i penalltive por gjithashtu dhe shënues i tyre. Duke nisur të shënojë golin e parë për ekipin e tij. Ai është ndjekur nga aksioni i pritjes së penalltisë së parë dhë të tretë. Ishin pikërisht këto aksione të tij të cilat sollën një rezultat pozitiv për ekipin.