Manchester City drejt Kupës së Botës për Klube

Manchester City drejt Kupës së Botës për Klube me një yll më pak

Kupa e Botës për Klube pritet të zhvillohet dhe ekipet pjesmarëse në të do të bëjnë gati skuadrat. Manchetser City ende nuk e ka bërë të ditur se cila do të jetë skuadra e cila do të udhëtojë drejt këtij kompeticioni të rëndësishëm. Të ndarë pa një titull në këtë sezon, shpresa e tyre është e mbetur që të mund të arrijnë një sukses në këtë dalje.

Ekipi I city rikthehet në këtë kompeticion pasi më herët në 2023 ata mund të triumfonin duke marrë titullin atje. Manchester është një prej 12 ekipeve europiane që do të jetë pjesëmarrës në këtë kompeticion. Këtë sezon ekipi I Guardiolës është vendosur në Grupin C ku është se bashku me: Juventus, Al Ain dhe ekimin maroken të Wydad AS. Sezoni I tyre do të nisë më 18 qershor.

Manchester City drejt Kupës së Botës për Klube me një yll më pak
Manchester City drejt Kupës së Botës për Klube me një yll më pak

City, është duke bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që në këto përballje të kenë mundësitë e duhura. Ata kërkojnë që të ketë dhe transferimet e reja të ekipit pjesë të këtij kompeticioni. Por, James McAtee nuk do të jetë pjesë e këtij eventi sportiv. Kjo për shkak se këtë të premte u bë e ditur se ai është ftuar nga ekipi I tij kombëtar.

Kështu që udhëtimin I cili nis në 6 qershor për Manchester city, mesfushori do e humbasë për shkak të thirjes së tij në kombëtare. Ekipet kombëtare janë duke u ndeshur për kualifikueset në Kupën e Botës 2026. Guardiola 22 vjecarin e shihte si një pjesë të rëndësishme të skuadrës duke kërkuar angazhimin e tij.