Epoka Alonso, ndryshime në filozofinë e lojës

Epoka Alonso, ndryshime në filozofinë e lojës dhe kërkesa specifike

Xabi Alonos ka treguar më herët se është në gjendje të lexojë cdo sinjal prej lojtarëve, dhe të mund të nxjerë maksimumin prej tyre. Qëndrimi dhe suksesi I arritur në Bayer Leverkusen është një tregues I faktit njohës të Alonso. Ai vendosi atje një sistem me tre qendërmbrojtësa nga pesë që ishin në total. Kjo u shndërua në një ndër hallkat më të forta dhe mbështetëse për të ndryshuar pozitën e lojës.

Llogjikisht, mendohet se alonso do të bëjë të njëjtën lëvizje dhe në drejtimin e Real Madrid. Janë një seri mendimesh se ai do të ndjekë skemën 4-3-3 që e ka vendosur si formacionin bazë të ekipit Madrilen. Nuk mendohet se do të jetë sitli I lojës atje, por do të shërbejë si fikë fillimi. Ky do të jetë një sistem kthimi për Real ku daton për herë të fundit në impementimin e tij në vitet 2000.

Epoka Alonso, ndryshime në filozofinë e lojës dhe kërkesa specifike
Epoka Alonso, ndryshime në filozofinë e lojës dhe kërkesa specifike

Një mënyrë loje e cila është kontestuar shumë duke e theksuar se Real nuk është ndërtuar për të luajtur në atë formë. Duke sjellë kështu dhe dëmtimet që kanë pësuar Militao, Rüdiger dhe Alaba. Me një kompeticion I cili nis së shpejti do e shohë Real-in të detyruar për të pasur një ndryshim.

Kupa e Botës për Klube do të jetë prova e parë për Alonso dhe mënyrën e re të implementimit në fushën e lojës. Kjo skemë e tij kërkon përfshirjen e plotë të tre sulmuesve. Një ndërhyrje e cila nuk pritet të jetë vetëm në fazë sulmuese por dhe në mbrojtje. Një test I cili pritet të kalohet me sukses prej Alonso.