Federata e Futbollit të Kosovës ka prezantuar tre prej prurjeve të reja. Janë pikërisht tre lëvizje të cilat do të sjellin një ekip më të fortë pas grumbullimit të fundit të ndodhur. Më herët Kosova në ndeshjet e fundit ka mundur të tregojë një ekip solid.
Skuadër e cila konsiderohet ende e re bëri të mundur arritjen e një rezultati të rëndësishëm. Ekipi kombëtar përmes një forme mjaft të mirë arriti të kishte një promovim në ligën e kombeve. Tashmë një grup më lart ekipi është duke u bërë gati për ndeshjet e para të kualifikueseve në Botërorin 2026.
Ka qenë federata e cila përmes një postimi ka bërë me dije për tre lojtarët e rrinj që priten të bashkohen me ekipin. Bledian Krasniqi, Florian Haxha dhe Ron Raci janë tre prej emërave të rrinj që janë bashkuar në këtë grumbullim.

Në një postim të shpërndarë janë lojtarët që kanë bërë përshëndetjen e tyre. Duke treguar dhe gadishmërinë e tyre për të qenë pjesë e ekipit kombëtar. Këto prurje të reja janë një sinjal se ekipi është duke synuar një frymë të re në ekip. Pavarësisht suksesit Foda ka bërë mirë kërkimet e tij për të sjellë gjithnjë emra të ndryshëm.
Ekipi është duke u bërë gati për të zhvilluar sfidat e tij me Armeninë dhe Komoreve. Dy ndeshje tepër të rëndësishme të cilët do të shërbejnë për të shënuar një hap të rëndësishëm në kombëtaren e këtij sezoni. Janë pikërisht ndeshjet e para hapëse të një faze.