Amir Rrahmani, një prej më të mirëve në botë

Rrahmani, një prej më të mirëve në botë, dhe një tjetër shqiptar

CIES Qëndra Ndërkombëtare për Studime Sportive ka bërë raportimin e saj sa i përket më të mirëve në botë. Është pikërisht instituti i cili ka përpiluar një listë me 20 lojtarë. Janë pikërisht 20 me më shumë influencë në fushën e lojës. Në këtë analizë kanë qenë duke analizuar 60 kampionate në të gjithë globin.

Përzgjedhja është bërë duke u mbështetur në një seri të dhënësh të detajuara. Ata kanë marrë parasysh në këtë studim, minutat e luajtura dhe të dhëna të ndryshme sa i përket lojës. Janë pikëtisht gjashtë aspekye që merren parasysh në konsiderate. Janë: duelet ajërore, mbrojtja, shpërndarja e pasave, avancimi me topin, krijimi i rasteve. Në listën e mbrojtësve më të mirë ka një seri emërash të mëdhenj si Virgil Van Dijk, Aurelien Tchouameni dhe Saliba i Arsenalit.

Rrahmani, një prej më të mirëve në botë, dhe një tjetër shqiptar
Rrahmani, një prej më të mirëve në botë, dhe një tjetër shqiptar

Në këtë renditje bie në sy dhe pozicionimi i mbrojtësit të Kombëtares së Kosovës. Amir Rrahmani, njëherësh dhe mbrojtës i Napolit është renditur i katërti në këtë listë. Ky është pikërisht një vlerësim tepër i rëmdësishëm për lojën që ka zhvilluar prishtinasi.

Në këtë listë bie në sy dhe një tjetër lojtar shqiptar. Është pikërisht mbrojtësi i Atalantëe i cili konsiderohet si shtylla e ekipit. Berat Gjimshiti renditet në vendin e 17 në këtë listë. Ky është ndër vlerësimet më të larta duke vendosur në këtë renditje dhe dy prej lojtarëve shqiptarë. Dy prej tyre të cilët janë të vendosur në Serinë A.