Forbes ka publikuar renditjen e saj të përvitshme. Ata kanë sjellë në fokus se cilët janë klubet më të vlefshme në futboll sa i përket këtij sezoni 2025. Real Madrid është ekipi i cili ka mundur të sigurojë përseri kryesinë. Janë gjigandët spanjollë që e kryesojnë këtë listë. Me një vleresim prej 6.21 miliar eruo ata kanë mundur të sigurojnë kryesinë në një renditje kaq të rëndëaishme. Të ardhurat e tyre vjetore të cilat arrinjë një shumë prej 1.04 miliard eruo.
Vendi i dytë është rezervuar për Manchester United i cili ka një vlerësim prej 6 miliar euro. Klubi ka mundur të sigurojë një seri të ardhurash prej 753 milion euro. Në këtë renditje të klubeve më të vlefshme në botë bie në sy dominimi i klubeve angleze. Liverpoolin, Manchester Cityn, Arsenalin, Tottenham Hotspur dhe Chelsea janë pikërisht ekipet të cilat prezantojnë Premier Ligën. Furbolli anglez është konsideruar gjithashtu ndër to që ka në përbërje të saj një seri klubesh të shtrenjta.

Në listë Liverpool ka një vlerë prej 4.97 miliard euro, ndërsa të ardhurat e tyre 710 milion. Manchester City ka një vlere prej 4.88 miliard me një shumë prej 823 milion euro të ardhura. Lista përfshin gjithashtu dhe Bayern Munich të cilët janë të renditur në vendin e gjashtë. Ekipi gjerman ka mundur të sigurojë 760 milion euro. Vlera e tij e cila është 4.17 miliard euro. Paris Saint Germain është gjithashtu pjesë e kësaj liste me një vlerë prej 4.23 miliard dollarë.