Suksesi I PSG në Champions League e shtyn ekipin që të jetë më tej I përqëndruar në suksesin e sezonit të ardhshëm. Me një sezon fantastik si në arenën e brendshme dhe atë europiane ata hyjnë në fushën e lojës shumë më të bindur. Kështu që ekipi është duke projketuar largimin e dy prej sulmuesve të saj.
Repart I cili ka pasur suksesin e padiskutueshëm në këtë sezon është në lupën e mprehtë për më shumë përmirësim. Ekipi, synon shitjen e sulmuesit portugez Goncalo Ramos dhe sulmuesin korean Lee Kang. Për të dy prej largimeve ekipi është duke pritur oferta që janë të vlefshme për një vlerësim të denjë për secilin prej tyre.

Dy lojtarë që kanë shërbyer në ekip, Ramos ka qenë pjesë e 41 ndeshjeve duke shënuar 18 gola në 1631 minuta që ka pasur në dispozicion. Lee I cili është bërë pjesë e ekipit sezonin e shkuar, ai ka marrë pjesë në 45 ndeshje. Janë pikërsiht 6 gola të shënuar prej tij në këto dalje. Të dy lojtarët kanë kontrata të vlefshme të cilat janë deri në 2028. Por në bashkëpunim me ekipin ata e aprovojnë një largim të mundshëm nga skuadra.
Deri më tani asnjë ofertë zyrtare nuk ka ardhur për të dy lojtarët. Por, në rast se do të ketë ata kërkojnë që të vlerësojnë dhe shumën. Duke qenë se transferimi total I tyre ka kushtuar për ekipin plot 87 milion euro. Shumë e cila do të jetë si objektiv I ekipit për të realizuar një transferim.