Kombëtarja e Shqipërisë është në ditën e dytë të saj stërvitore. Silvinjo ka bërë zgjedhjet e tij për të grumbulluar pranë ekipit kombëtar përfaqsuesit më të denjë. Janë pikërisht dy ndeshjet e ardhshme të cilat do të zhvillohen për fazën eleminuese të Kupës së Botës 2026. Sfida e parë që do të ndeshen është përballë Serbisë.
Një ndër sfidat e cila përvec se futbollit ka dhe një ngarkesë psikologjike për shkak të rëndësisë që paraqet ajo si sifdë. Kjo është bërë që fokusi I mediave dhe I mbështetësve të jetë shumë më I madh në një sfidë si kjo. Duke u zhvilluar seanca stërvitore dy prej lojtarëve të ekipit kanë dhënë dhe deklarmiet e tyre për këtë sfidë.

Elseid Hysaj dhe Qazim Laci në një konferencë për mediat kanë folur për ndeshjen me Serbinë dhe Letoninë. Dy lojtarët e kombëtares e kanë konsideruar këtë fazë tepër të rëndësishme, duke vënë theksin te ndeshja në shtëpi. Me një fitore në këtë sfidë ata do të kenë mundësinë që të jetë ende në garë për të ndjekur ëndërën për një kualifikim të mundshëm në Kupën e Botës 2026.
Lojtarët sollën në fokus se të dyja ndeshjet janë mëse të rëndësishme, duke mos krijuar asnjë ndasi sa I përket sfidës me serbinë. Cilësimi I saj thjeshtë si një lojë dhe detyrë e tyre për të dhënë të gjithë maksimumin në këtë përballje. Pavarësisht, presionit që mund të cilësohet se ka kjo ndeshje për ta do të paraqitet si një detyrë e cila do të duhet të kryhet. Pjesa profesionale në këtë sfidë dhe jo vetëm është konsideruar si një pjesë e rëndësishme për ta.