Që prej fllimit të këtij viti kalendarik në mesin e sezonit, largimi I Levandovskit ishte një ndër temat më të përfolura. Lojtari polak I cili është vendosur në Barcelona kishte shprehur dhe vetë se qëndrimi I tij mund të jetë drejt fundit. Dëshira e tij ishte që të realizonte pikërisht 100 gola për të dhënë lamtumirën me ekipin e Barcelonës.
Por, mesa duket drejtuesit e klubit nuk ndajnë të njejtën mendim me të. Ai është një ndër lojtarët më kyc dhe këtë e ka treguar shumë shumë momente duke dhënë ndihmën në ekip. Me një sezon ku ai mundi të shpalosë maksimumin e tij. Ishin plot 27 gola të shënuar nga Levandovski në këto dalje. Duke krijuar kështu vetëm një hendek të vogël me Kylian Mbappe për të triumfuar në Këpucën e Artë.

Levandovski ka konfirmuar vendimin e tij për të qëndruar në Barcelona për sezonin e ardhshëm. Bëhët fjalë për sezonin 2025/2026 që ai do të jetë përsëri pjesë e ekipit. Pikërisht, përpara një pushimi të shkurtër që do të marrë ekipi. Ai e ka konfirmuar qëndrimin e tij në një dalje që ka bërë për mediat gjermane. Cilësimi I sulmuesit është se do të jetë pikërisht Barcelona synim I tij dhe për një sezon.
Ndër të tjera ai është shprehur dhe për suksesin në karrierën e tij. Me më shumë se 30 trofe të fituar ai nuk është se është I etur për më shumë. Thjeshtë, qëndrimi I tij ka të bëjë me vizionin që ka projektuar drejtuesi në rolin e tij në ekip.