Inter, synon të afrojë Hojlund, ja mundësitë e transferimit

Inter, synon të afrojë Hojlund, ja mundësitë e transferimit

Zikaltërit janë në kërkesën e tyre të kësaj periudhe për të përmirësuar më tej ekipin. Suksesi I këtij sezoni dështoi që të definohej në trofe. Për këtë ata pësuan dy zhgënjime tepër të rëndësishme. Në përballjen e tyre të brendshme në Serinë A dhe në finalen e champions League.  Kanë qenë pikërisht këto humbje që e shtyjnë ekipin drejt përmirësimit.

Inter është I gatshë, që të bëjë ndryshime rënjësore sa I përket sulmit të tyre. Ata janë në gjendje që të sjellin ndryshime pas largimit të Marko Arnautovic dhe Joaquin Correa. Pritet që largimi I tyre si lojtarë të lirë të sjellë një emër të rëndësishëm në futbollin italian. Rasmus Hojlund I cili është larguar më herët nga Seria A për të kaluar në Premier Ligë.

Inter, synon të afrojë Hojlund, ja mundësitë e transferimit
Inter, synon të afrojë Hojlund, ja mundësitë e transferimit

Një rikthim I mundshëm I tij është një mundësi ripërtëritje për ekipin zikaltër. Largimi I tij nga Atalanta , kushtoi plot 70 milion euro për Manchester United. Me një projekt tepër të rëndësishëm 22 vjecarit ju premtua shumë në këtë lëvizje. Por, gjithësesi një kërkesë për të nuk mund të bëhët në vlerën e 70 milionëve.

Inter është I gatshëm që për këtë përmirësim të rëndësishëm në ekip të ofrojë 40 milion euro. Shihet si një opsion I mundur për të realizuar një formë transferimi të tij. Huazimi është një ndër pjesët që ata synojnë të realizojnë por kjo ende e pakonfirmuar. United e ka në listën kryesore lojtarin por mund të jenë të gatshëm për një dakortësi mes tyre.