Mesfushori I Sporting Lisbona tashmë do të jetë pjesë e Premier Ligës. Chelsea ka mundur të përfundojë transferimin e tij me një marveshje e cila do të jetë deri në vitin 2033. Në një verë e cila pritet të jetë e ngarkuar sa I përket transferimeve, Essugo është I pari. Ai celi siparin e një serie e cila besohet se do të jetë tepër intensive për Chelsean.
Essugo në transferimin e tij në londër është I gatshëm që të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube. Gjatë sezonit të kaluar ai kaloi në formë huazimi në Las palmas. Gjithashtu, është angazhuar me grupmoshat e U21 të Portugalisë. Tashmë do të ketë mundësi të jetë pjesë e një kampionati tepër të rëndësishëm.

Ai është shndëruar në Sporting si një prej titullarëve më të rrinj në moshë. Ai është bashkuar me ekipin vetëm në moshën 16 vjecare. Duke e shndëruar më të rriun që ka qenë titullar në ekip. Për blutë ishte një transferim I kushtueshëm duke qenë se shkoi 22.3 milion euro. Por, tashmë me një projekt të rëndësishëm ai pritet të jetë nën urdhërat e Enzo Marescas.
Falë suksesit të këtij sezoni në arenën ndërkombëtare ku chelsea shënoi një hap të rëndësishëm historik ata do të ndeshen në Champions sezonin e ardhshëm. Përgatitja e tyre për të krijuar një ekip I cili do të jetë në gjendje të përballjë më së miri të gjithë tensionin e sezonit. Përmirsim, I cili pritet të ndiqet me një seri afrimesh të tjera në ekip dhe ndryshime rrënjësore.