Tifozat Kuq e Zi, I thonë jo stadiumit ndaj Serbisë

Tifozat Kuq e Zi, I thonë jo stadiumit në ndeshjen ndaj Serbisë

Saga e kundërshtimit të tyre ndaj Federatës shqiptare të Futbollit vazhdon, tashmë jashtë stadiumi. Tifozat Kuq e zi kanë kohë që kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj Federatës. Si fillim ata patën një reduktim të numërit të biletave që do të duhet të sigrojë Federata. Më pak bileta për tifo grupet është një cënim I atmosferës që krijohet në shkallët e stadiumit.

Mbështetja e tyre është tepër e rëndësishme duke vënë në dukje dhe sfida të rëndësishme si kjo ndaj Serbisë. Kanë qenë pikërisht ata që janë gjetur në shumë prej sfidave duke dhënë mbështetjen që është aq e rëndësishme. Shpesh reagimi I tyre nuk është marrë në konsideratë pavarësisht se ka qenë konstant në kërkesën që ka grupi.

Tifozat Kuq e Zi, I thonë jo stadiumit në ndeshjen ndaj Serbisë
Tifozat Kuq e Zi, I thonë jo stadiumit në ndeshjen ndaj Serbisë

Thyerja e kësaj mardhënie është diktuar prej kundërshtisë që kanë patur ata për bashkëpunimin e federatës me Serbinë për europianin e moshave. Mesa duket në një atmosferë të tillë dhe Federata ka zgjedhur që të ketë një zë më pak kundërshtie në rradhët e stadiumit. Por, në një plan shumë më të gjerë kjo është një goditje për futbollin.

Mungesa e tyre mund të sjellë një mos pasje organizmi sa I përket atmosferës motivuese. Fator ndikues në lojë dhe në forcën që mund të marrin lojtarët. Tifozët janë një hallkë kyce por në qoftë se mungon një mbështetje e mirëorganizuar cilësimi nuk është aspak në favor. Përballë sfidës me Serbinë që rëndësia e saj mund të jetë dhe përtej fushës së lojës. mungesa e tifo grupit mund të jetë një lëvizje e gabuar.