Juventus synon yllin e Paris Saint Germain

Juventus synon yllin e Paris Saint Germain

Juventus duket se është tepër i vendosur për kalimin e saj të kësaj vere. Zonja e vjetër do të jegë pjesë e Champions pas një sezoni tepër të vështirë. Me konfirmimin e drejtuesit teknik ekipi ka nisur dhe rrugëtimin e saj drejt përmirësimit. Skuadra kërkon që sekotrin e sulmit ta sjellë në një formë shumë më të plotë. Ata kërkojnë që në ofertën e tyre të synojnë yllin e Paris Saint Germain.

Goncalo Ramos shihet si synim për të përmirësuar sulmin në sezonin e ardhshëm. Është pikërisht media italiane e cila e ka ndarë këtë lajm i cili bëhët fjalë për një ndër objektivat më të rëndësishëm të këtij sezoni. Objektivi shihet si k arritshëm duke qenë se pas triumfit PSG ka ndarë lajmin se kërkon pastrim të sulmit të saj. Ramos gjatë këtij sezoni nuk është se ka pasur shumë minuta në dispozicion. Pavarësisht kohës së kufizuar në fushën e blertë ai ka mundur të shënojë 18 gola. Një rezultat i arritur në të gjitha ndeshjet duke marrë pjesë në 16 prej tyre.

Juventus synon yllin e Paris Saint Germain
Juventus synon yllin e Paris Saint Germain

Janë pikërisht këto statistika që e shndërojnë 23 vjecarin në një prej talenteve që kërkon të transferohet. Afrimi i tij në ekip shihet si zvendësimi ideal i Dusan Vlahovic. Bashkimi i tij në ekip shihet pjesë e një projekti afatgjatë, por jo vetëm. Duket se lufta e saj nuk do të jetë e lehtë për një transferte e cila është plot 50 milion euro. Kjo sepse në kërkim të saj është dhe Barcelona. Një dyluftim i cili pritët të vendosë për të ardhmen e tij.