Fernandes refuzon 200 milion euro për të qëndruar në United

Fernandes refuzon 200 milion euro për të qëndruar në United

Bruno Fernandes është vënë në qëndër të vëmëndjes pas kërkesës për t’u tranferuar në Al Hilal. Ekipi saudit ofroi për të një shumë maramendëse por duket se kjo nuk ka bërë aspak ndikim për futbollistin.

Oferta e cmendur e vendosur prej arabëve ishte tunduese duke bërë një transferim i cili do të kushtonte plot 250 milion euro. Por, ai ka bërë zgjedhjen e tij duke garantuar qëndrimin e tij në Manchester United dhe për një kohë më të gjatë. Pavarësisht kontratës luksoze nga Lindja e Mesme ai e ka bërë zgjedhjen e tij. Është pikërisht qëndrim që ka të bëjë për të ardhmen e tij.

Refuzimi i ofertës dhe qëndrimi në Europë, vjen pas një periudhe jo shumë të lehtë për United. Në këtë sezon ata nuk patën rezultatin e duhur. Duke u vendosur jashtë europës për sezonin e ardhshëm. Kjo e thellon edhe më shumë zgjedhjen e portugezit.

Fernandes refuzon 200 milion euro për të qëndruar në United
Fernandes refuzon 200 milion euro për të qëndruar në United

Afabët shpresonin se ai do të ndiqte rrugën që zgjodhi më herët dhe bashkëkombasi i tij Cristiano Ronaldo. Zgjedhja e tij për të qëndruar në europë e lejon të jetë pjesë e futbollit elitar dhe për një sezon.

Fernandes e konsideron ende hereët me këtë vendim të marrë largimin e tij nga futbolli. Kjo e vendos atë në pozitë që të besojë për një sezon të sukseshëm në United. Rikthim i cili shihet tepër i nevojshëm pas dështimit të tyre në Europa League. Shpresa e të cilëve u shua në finalen e kompeticionit.