Ermir Rashica, mes luftës histori suksesi në Ukrainë

Ermir Rashica histori suksesi në Ukrainë

Ermir Rashica dhe pse jo në shumë fat në transferimin e tij në Ukrainë ka treguar të kundërtën. Në një vend ku nuk ka stabiltet paqeje dhe ka një seri të vazhdueshme të tensioneve Emir Rashica ka zgjedhur të lerë gjurmën e tij. Mes tensioneve të cilat janë të përditshme dhe mes pasigurisë e cila ekzsiton atje, sulmuesi është duke shkëlqyer.

Përfaësues I ekipit të Metalist 1925 Kharkiv, zgjedhja e tij në këtë sezon ka qenë që të jetë në qendër të vëmëndjes. Dhe e gjitha kjo është arritur përmes një investimi konsisten që ai ka bërë në formën e tij. Kanë mjaftuar vetëm pak muaj për të që të arrijë të jetë prezent në fushën e lojës duke sjellë një dominancë në ekip.

Ermir Rashica histori suksesi në Ukrainë
Ermir Rashica histori suksesi në Ukrainë

Në vetëm dhjetë ndeshje ai ka kontribuar duke shënuar tre gola dhe të jetë gjithashtu prezent në katër asiste. Me këtë rezultat ai është vendosur në mesin e më të mirëve duke u shpallur lojtari më I mirë I ekipit të tij. Rrugëtimi I tij ka qenë në kampionatin e Kosovës e cila ishte dhe pikënisja e tij. Vushtrri ka qenë ekipi I parë I tij

Më pas ai kaloi në Superiore duke luajtur për ekipin e Skëndërbeut, kontribut I të cilit ishte I madh në ekip. Në janar ai është vendosur në Ukrainë pas një transaksioni prej 300 mijë euro për lëvizjen e tij. Përkushtimi i tij I ka siguruar dhe një vend në kombëtaren e moshave në shqipëri. Duke qenë dhe kapiten I U21. Është një ndër lojtarët e rinj I cili është më premtues në futbollin shqiptar.