Xabi Alonso duket se do të sjellë një tjetër frymë të rëndësishme në ekip. Trajneri spanjoll tashmë ka marrë drejtimin e tij zyrtar në Los Blancos duke garantuar kështu një sezon I cili pritet të sjellë një serri ndryshimesh. Forma e lojës nuk do të jetë e njëjta dhe kjo tashm është konfirmuar.
Me një skemë mbrojtje ai është vendosur në krye të suksesit të tij në Bundesligë. Leverkusen arriti që të fitonte titullin atje pa asnjë humbje. Skemë e cila duket të jetë e preferuar për të dhe të risjellë një Real një lojë e cila ka munguar prej kohësh. Ndryshimet janë një pjesë e rëndësishme dhe kjo është parë dhe në dy prurjet e reja të konfirmuara. Ajo që synohet të përmirësohet është pikërisht mbrojtja.

Seanca e parë stërvitore do të mbahet në datën nëntë qershor. Është pikërisht nisja e grumbullimit përpara Kupës së Botës për klube. Por, në skuadër do të jenë të pranishëm vetëm pesë prej lojtarëve. Lucas Vazquez, Raul Asencio, Fran Garcia, Dani Ceballos dhe Rodrygo Goes janë emërat që do të jenë në seancën stërvitore.
Disa prej lojtarëve janë në grumbullimet që po zhvillojnë kombëtaret, ndërsa shumë të tjerë janë në fazën e rikuperimit nga dëmtimet. Mbappé, Bellingham dhe Vini Jr janë pjesë e grumbullimeve me kombëtaren. Me rikuperimin e tyre në SHBA do të jetë e pranishme e gjithë skuadra e cila ka ndeshjen e saj të parë në datën 18 qershor.