Presidenti I Comos I vendosur, Fabregas nuk largohet

Presidenti I Comos I vendosur, Fabregas nuk largohet

Inter, pas largimit të Inzaghi ka kërkuar që të bëjë lëvizjet e saj. Zikaltërit janë në një periudhë aspak të favorshme duke qenë se janë përpara Kupës së Botës për Klube. Ekipi I cili tashmë është pa një drejtues teknik ka bërë një listë ku në të ishte dhe emëri I Cesc Fabregas. Spanjolli I cili është duke drejtuar ekipin e Comos është parë si një zgjedhje e duhur për të qenë zvendësimi ideal I Simone Inzaghi.

Me një projekt që e vendos atë në Como për një kohë të gjatë, Fabregas është duke krijuar një ekip. Me tone të prera dhe aspak të negociueshme është shprehur dhe presidenti I Comos. Ai është shprehur se nuk ka lëvizje të brendshme në ekip. Një deklaratë e dhënë në një event ku ai merrte pjesë.

Presidenti I Comos I vendosur, Fabregas nuk largohet
Presidenti I Comos I vendosur, Fabregas nuk largohet

Kjo deklaratë e tij vjen pikërisht pas zërave të ndryshëm se Fabregas do të ishte zvendësuesi. Ish lojtari I Barcelonës dhe I Arsenalit është parë si zgjedhja e duhur në kampin italian për të bërë këtë zvendësim. Në krahun tjetër Inzaghi ka bërë udhëtimin e tij për në Paris ku do të nënshkruajë kontratën e tij me Al Hilal. Oferta miliona euro ishte tunduese për drejtuesin e ekipit.

Mesa duket gjetja e një drejtuesi teknik për Inter nuk do të jetë aq e thjeshtë sa pritej. Nën vrullin dhe intensitetin e këtij sezoni që ka dhe një kompeticion ata do të duhet të lëvizën për të bërë zvendësimin e duhur. Kampi zikaltër është vazhdimisht në gjetjen e të duhurit.