Fermin Lopez, mundësi për të qenë larg Brcës

Fermin Lopez, mundësi për të qenë larg Brcës

Barcelona sërisht është duke përllogaritur se si do të arrijë të përballojë shpenzimet e saj. Ekipi i cili në këtë sezon kishte një arkë e cila ishte e tkurur ka vazhduar më tej me hasjen e një problemi të vazhdueshëm në ekip. Kufiri i pagave është arritur dhe ata janë duke kërkuar që të sjellin një ndryshim të rëndësishëm. Kufizimi i tyre pritet të vijë dhe me një seri largimesh që pritet të ndodhin në ekip.

Ekipi ka përfituar gjithashtu dhe një shumë të mirë prej shitjeve, më e afërta ka qenë ajo prej Dembele plot 50 milion euro. Edhe këtë verë ekipi e shihte mundësinë që të siguronte përsëri një shumë të mirë prej shitjeve. Por, mesa duket ekipi ka ndjekur disa rinovime duke e bërë kështu mbushjen e arkës më të vështirë. Frenkie de Jond dhe Ronald Araujo të cilët shiheshin si dy mundësi të mira. Mesa duket do të qëndrojnë në ekip pas zgjedhjeve të ndërmarra.

Fermin Lopez, mundësi për të qenë larg Brcës
Fermin Lopez, mundësi për të qenë larg Brcës

Mirëpo Chelsea është duke kërkuar që të shpenzojë shumë për një afrim të rëndësishëm. Një prej këtyre yjeve që mendohet se do të bashkohet me ekipin është Fermin Lopez. Ka qenë ekipi blu i Londrës që ka bërë një ofertë prej 75 milion euro për ta afruar këtë lojtar.

Mesfushori i cili nuk kq qenë zgjedhja e parë e Hans Flick në këtë sezon duket se do të jetë një afrim i mundshëm. Me 46 paraqitje në këtë sezon jo gjithnjë si titullar. Blutë shpresojnë se do e bëjnë shumë më të thjeshtë këtë tramsferim. Por, ajo që mendohet se do të jetë penguese është pikërisht kontrata afatgjatë që ai ka nënshkruar.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.