Rafael Leao ka bërë një kërkesë drejt drejtuesve të ekipit Milanez. Ai ka kërkuar që të ketë një largim prej ekipit kjo kërkesë vjen pas një serie të gjerë thashethemesh që ka pasur për një kalim të mundshëm të tij në Bayern Munich. Leao i cili mesa duket nuk e ka pritur mirë rezultatin e keq të këtij sezoni kërkon që të ketë një transferim.
Kanë qenë mediat që e sjellin në fokus një dëshirë të tij lër të qenë larg ekipit në këtë sezon. Mbështetja e këtij vendimk duket se vjen dhe prej klubit kuqezi. Ku ata e mbështesin vendimin e tij por kërkojnë që të shoqërohet dhe me shumën që është në dispozicion. Ata kërkojnë për shërbimin e tij 70 milion euro për të ezauruar kalimin.
Mesa duket ky do të jetë fundi i periudhës gjashtë vjecare të futbollistit në milan. Por, një dështim në këtë sezon ku do të mungojë dhe përfaësimi europian duket se nuk është aspak një formë që ka dashur Leao.

Kalimi i tij në Bayern Munich shihet si një hap tjetër i rëndësishëm për karierën e tyre. Bavarezët shihet se kanë një formë interesimi për portugezin. Ku e cilësojnë si një transfertë të rëndësishme në këtë sezon.
Leao i cili e nisi karrierën e tij si futbollist i Sporting Lisbonës klub që u bashkua që në moshën e tij nëntëvjecare. Në vitin e parë ai u bashkua në 2018 pjesë e ekipit të madh. Tashmë, asgjë nuk është e zyrtarizuar në lidhje me këtë kalim. Por, do të shohim në vijim se si do të funksionojë.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.