Morata zhgënjim pas humbjes, drejt largimit

Morata zhgënjim pas humbjes, drejt largimit

Spanja përballë Portugalisë në finale të Ligës së Kombeve UEFA e humbi mundësinë e saj për të triumfuar. Dhe pse ishte ekipi spanjoll i cili hapi rezultatin e ndeshjes me një gol. Ata nuk ja dolën që të shënonin një fitore. Sfidë e cila në fatin e penalltive rezultoi shumë më fatsjellëse për Portugalinë.

Kapiteni i Spanjës Alvaro Morata ka shprehur se do të mendojë seriozisht një vazhdim të karrierës së tij. Pas një sezoni dhe dështimi me La Rojan ai do të verë në dyshim se cila do të jetë e ardhmja e tij.

Ka qenë pikërisht vendimi i De la Fuente që të angazhonte Moratën në minutat e fundit të ndeshjes. Kjo si një mënyrë për të pasur sigurinë e tij në gjuajtjen e penalltisë. Mirë po, fatkeqësisht që përballë penalltisë ai nuk ishte në formën e tij më të mirë. Pasi Diogo Costa e priti gjuajtjen e tij, ndërkohë vulosi dhe humbjen e tij me La Rojas në Allianz Arena.

Morata zhgënjim pas humbjes, drejt largimit
Morata zhgënjim pas humbjes, drejt largimit

Prej marrjes së drejtimit të ekipit kombëtar De la Fuente ka pasur besimin maksimal ndaj Moratës. Ai e ka vlerësuar eksperiencën e tij dhe karrakterin udhëheqës për të shërbyer si një hallkë e rëndësishme në suksesin e ekipit spanjoll. Ka qenë pikërisht ai i cili e ka udhëheque ekipin drejt suksesit në Euro 24.

Ndërsa Morata në deklaratën e fundit është falenderues për mundësitë e krijuara duke cilësuër se mund të jetë në një periudhë kritike duke menduar një largim të tij nga kombëtarja.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.