Milot Rashica është shumë më pranë një rikthimi pas katër vitesh në Bundesligë. Janë pikërisht mediat turke që e risjellin një lajm të tillë sa i përket një largimi të mundshëm të tij drejt gjermanisë. Janë disa prej klubeve gjermane të cilat kanë shprehur interes për anësorin Kosovar.
Rashica i cili aktualisht është pjesë e Besiktasit, ku ka pasur një sezon mjaft të mirë atje. Kalimi i tij në Superligën Turke tashmë është prej tre vitesh. Pas një rrugëtimj nga Bermen në Norëich City, për të qenë më pas pjesë e Besiktas. Kalimi i tij u bë i mundur me një shumë prej 11 milion euro.
Janë disa prej ëkipeve të cilat kanë shprehur interesin real për të. Ndër ekipet që ka shprehur më shumë interes është Borussia Mönchengladbach. E cila është duke kërkuar një përmirësim të ekipit dhe kryesisht repartit ofensiv të saj.

Alassane Plea, i cili është drejt largimit të tij shihet se do të ketë një zvendës të denjë në ekip. Rashica i cili gjatë këtij sezoni ka mundur që të ketë 41 ndeshje të regjistruara. Ndër të cilat ka mundur të shënojë 5 gola dhe të jetë pjesë e 12 asistimeve. Duke e bërë kontributin e tij të madh në skuadër.
Në treg mesa duket ai vleresohet për një shumë prej 7.5 milion euro. Por kontrata e tij është e vlefshme për Besikatasin deri ne 2027. Tashmë me një mundësi reale në rikthim në Bundesligë. Ai mund të shënojë një hap tepër të rëndësishëm në karrierë.