Ardian Ismajli në radarin e shumë klubeve

Ardian Ismajli në radarin e shumë klubeve pas skadimit të kontratës

Trabzonspor, një klub I njohur në Superligën turke bëhët një ndër ekipet që është I interesuar për shërbimin e Ardian Ismajlit. Ka qenë pikërisht kështu ekipi I tretë në radhë I cili është shprehur I interesuar për shërbimin e tij. Më herët kërkesë për këtë afrim ka pasur dhe Galatasaray dhe Besiktas që e konsiderojnë një prurje të rëndësishme.

Ardian Ismajli I cili është duke shërbyer për Empolin pas daljes së tij në Serinë B e konsideron një largim. Po, ashtu një mungesë e rinovimit të kontratës së tij pritet të sjellë këtë rezultat përsa I përket largimit nga kampionati italian. Mbrojtësi shqiptar ka pasur një formë të mirë në angazhimin e tij atje. Ai ka mundur të jetë pjesë e 44 ndeshjeve. Ndër të cilt ka shënuar dhe tre gola në daljet e tij.

Ardian Ismajli në radarin e shumë klubeve pas skadimit të kontratës
Ardian Ismajli në radarin e shumë klubeve pas skadimit të kontratës

Në sezonin e shkuar ai ka shërbyer si një fortë e mbrojtjes në Empoli, pikë kyce e cila e ka të nevojshëm një rifreskim të tij. Ai e cilëson shumë më të mundur një largim nga Klubi dhe nisjen e një karriere të re. 27 vjecari sipas Transfertmarket ka një vlerë kartoni e cila është e vlefshme për 6 milion euro. Por, mesa duket konkurenca e Trabzonspor do të jetë e vështirë. Pasi në luftë për shërbimin e lojtarit do të jenë dhe Galatasaray dhe Besiktas.

Janë pikërisht këto ekipe që po e ndjekin nga afër formën e lojtarit shqiptar, me shpresë për ta afruar në ekip. Deri më tani asgjë nuk është e konfirmuar sa I përket një afrimi të mundshëm.