Huijsen, finalizohet qëndrimi i tij në Real Madrid

Huijsen, zyrtarizohet te Real Madrid

Real Madrid ka bërë një zyrtarizim të rëndësishëm së fundmi. Dean Huijsen ka mundur të kryejë me sukses të gjitha testet mjekësore duke u vendosur kështu pjesë e skuadrës Madrilene. 20 vjecari i cili është transferuar nga Bournemouth për një shumë prej 58 milion euro shihet se do të jetë një prurje tepër e rëndësishmë. Ai ka një kontratë qëndrimj pesë vjecare e cila është e velfshme deri në 2030. Kjo e vendos në një pozitë që të jetë një hallkë kyce ne vazhdim.

Spanjolli ka mundur të nënshkruajë kontratën me presidenrin e Klubit Florentino Perez. Pas përfundimit të testeve atij i është prezantuar dhe fanella e Real Madrid. Numeri që pritet të mbajë i rriu do të jetë 24.

Huijsen, zyrtarizohet te Real Madrid
Huijsen, zyrtarizohet te Real Madrid

Huijsen, i cili më herët ka mbajtur të veshur numërin 2 në Bournemouth. Mesa duket nuk do të ketë mundësi që ta mbajë në ekipin Madrilen duke qenë se është i zënë nga Carvajal. Numëri 12 është i lirë aktualisht. Por, nuk dihet nëse do i përkasë të rriut. Pasi është rezervuar prej Trent Alexander Arnold.

Në preznatim Huijsen është parë të jetë me numërin 24. Numër i cili më herët është mbajtur nga legjenda të klubit si Sami Khedira, Claude Makelele, Aitor Karanka dhe Nacho Fernandez. Ndërkohë që në kohët e fundit është një numër që është mbajtur i veshur nga Guler. Ardhja e tij pritet të jetë një përforcim mjaft i rëndësishëm. Synim i cili pritet të sjellë më shumë frymë të re në sezonin e ardhshëm.