Ndeshja Shqipëri – Serbi: Analizë dhe Shanset për Kualifikim

Ndeshja Shqipëri – Serbi: Analizë, Gabime dhe Shanset për Kualifikim

Analizë e plotë e ndeshjes Shqipëri – Serbi. Pse Shqipëria nuk arriti të fitonte, gabimet taktike të Sylvinhos dhe çfarë shpresash mbeten për kualifikimin.

Parashikimet dhe pritshmëritë

Shanset e Shqipërisë për të fituar ndaj Serbisë ishin reale dhe të konsiderueshme. Kjo ndeshje pritej me shumë interes dhe konsiderohej si një mundësi e artë për të siguruar tre pikë të vlefshme në rrugën drejt kualifikimit. Kombëtarja kuqezi vinte pas një fitoreje të rëndësishme në shtëpi, çka kishte rritur besimin në skuadër dhe te tifozët.

Dominim pa rezultat: Çfarë ndodhi?

Pavarësisht një loje me dominim të dukshëm, Shqipërisë i munguan golat. Ndeshja pritej të zgjidhej të paktën nga pika e bardhë e penalltisë, por fatkeqësisht, Rey Manaj nuk arriti të realizonte nga 11 metrat. Ky moment shënoi kthesën e ndeshjes, duke zhgënjyer tifozët dhe krijuar polemika rreth zgjedhjeve të trajnerit.

A ishte Sylvinho fajtori kryesor?

Kritikat më të mëdha iu drejtuan trajnerit Sylvinho, për zgjedhjen që të lejonte Manajn të ekzekutonte penalltinë, në vend të Kristian Asllanit, i cili te Inter ka dëshmuar aftësi të jashtëzakonshme në goditjet standarde. Në deklaratat pas ndeshjes, trajneri mori përgjegjësinë mbi vete, por zgjedhjet e tij po kritikohen për mosrespektim të logjikës sportive.

Ndeshja Shqipëri – Serbi: Analizë, Gabime dhe Shanset për Kualifikim
Ndeshja Shqipëri – Serbi: Analizë, Gabime dhe Shanset për Kualifikim

Problemet kryesore:

Arbër Hoxha, një lojtar pa aktivizim të rregullt në klubin e tij, ishte titullar përballë Serbisë.

Rey Manaj, lojtar i Sivaspor (ekip që ra nga kategoria), me mungesë forme fizike për shkak të gjendjes shëndetësore. Kjo  është zgjedhur titullar në fushën e lojës.

Mirlind Daku, në formë të mirë, nisi lojën nga stoli. Cka tregon për një zgjedhje tw gabuar të trajnerit.

Zgjedhjet e formacionit duket se nuk janë bërë mbi bazën e formës aktuale të lojtarëve, por ndoshta mbi baza të tjera që mbeten për t’u sqaruar.

A ka shpresa për kualifikim?

Pavarësisht këtij zhgënjimi, Shqipëria ende mban gjallë shpresat për kualifikim. Sfida ndaj Anglisë, e cila kryeson grupin, do të jetë vendimtare. Për të realizuar ëndrrën e Europianit, skuadra kuqezi duhet të rikthehet te organizimi taktik dhe të shmangë gabimet individuale dhe menaxheriale që po i kushtojnë pikë të vlefshme.